Modrici ndërron mendjen, dëshiron qëndrimin tek Reali - Gazeta Express
string(52) "modrici-nderron-mendjen-deshiron-qendrimin-tek-reali"

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 10:25

Modrici ndërron mendjen, dëshiron qëndrimin tek Reali

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 10:25

Luka Modric nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, edhe pse muaj më parë ka njoftuar se nuk do ta vazhdojë kontratën.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, mesfushori kroat ka informuar klubin mbretëror për dëshirën e tij për të qëndruar.

Lexo Edhe:

Mundo Deportivo pretendon se Modric dhe drejtuesit e Reali kanë arritur një marrëveshje verbale për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.

Modric ka pranuar të sakrifikohet për të qëndruar te Los Blancos, pasi ai deri më tani ka fituar rreth 10 milionë euro neto në sezon, ndërsa tani ka pranuar që ta përgjysmojë pagën.

Ylli kroat gjithashtu ka refuzuar dy propozime të mëdha, pasi ende shpreson të nënshkruajë marrëveshje të re te Reali.

Në 30 paraqitjet e këtij edicioni në La Liga, kroati ka shënuar dy gola e ka dhuruar gjashtë asiste.