Zyrtare: Gjibraltari anulon ndeshjen e Europa Ligës në mes Lincoln -FC Prishtina - Gazeta Express
string(78) "zyrtare-gjibraltari-anulon-ndeshjen-e-europa-liges-ne-mes-lincoln-fc-prishtina"

Zyrtare: Gjibraltari anulon ndeshjen e Europa Ligës në mes Lincoln -FC Prishtina

Gazeta Express

18/08/2020 17:59

Ajo që i ndodhi FC Dritës ku u anulua ndeshja për shkak të dy konfirmimeve me koronavirus kundër Linfield FC i ka ndodhur sot edhe FC Prishtinës

Analizat në një laborator të licencuar të UEFA-së në Spanjë treguan se tetë futbollistë të Prishtinës të jenë pozitiv me COVID-19.

Lexo Edhe:

E sipas zëdhenësit të FC Prishtina, Avni Durmishi ndeshja nuk do të zhvillohet.

“Loja nuk zhvillohet. Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë lejuar me u zhvillu ndeshja dhe skuadra edhe ashtu ka pas me u kthyer menjëherë pas ndeshjes, do të niset në orët në vijim sonte. UEFA nuk ka dhënë vendim, dhe në mundësinë e saj është që brenda tre ditësh të detyroje Lincolnin me dërguar ndeshjen në njërën prej katër shteteve neutrale që kanë pranuar me qenë organizatore të ndeshjeve të këtyre rasteve, si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro. Ose do të merr vendimin si me Dritën”, ka thënë Durmishi.

Kujtojmë se UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të Prishtinës dhe Lincolnit por duket se ashtu si në rastin e Zvicrës kur autoritetet e këtij vendi anuluan ndeshjen e Dritës.

Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi del të jenë të infektuarit nga radhët e Prishtinës me COVID-19. /GazetaExpress/