Tuchel i zhgënjyer me barazimin, por beson ende në kualifikim për në finale - Gazeta Express
string(74) "tuchel-i-zhgenjyer-me-barazimin-por-beson-ende-ne-kualifikim-per-ne-finale"

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 23:53

Tuchel i zhgënjyer me barazimin, por beson ende në kualifikim për në finale

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 23:53

Thomas Tuchel u shpreh i zhgënjyer pas barazimit të Bayern Munichit me Real Madridin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 8 maj, në “Santiago Bernabeu”.

“Ne filluam shumë mirë dhe mund të kishim epërsi. Më pas nuk i qëndruam planit tonë. Nuk e di as pse. Më pas pranuam golin dhe u bë e vështirë”, tha Tuchel pas ndeshjes për “PrimeVideo”.

“Ishte më mirë në pjesën e dytë. Ne treguam më shumë guxim. Bëmë 2:1, pastaj kishim ende shumë raste dhe duhej të kishim shënuar një gol të tretë. Ndjenjë e çuditshme. Ata i kthejnë dy raste në dy gola”, shtoi trajneri gjerman.

Rreth ndeshjes së kthimit, Tuchel tha: “Është ende një ndeshje 50-50, jam i sigurt. Ne duam të shkojmë në Madrid, të fitojmë dhe të shkojmë në Wembley”.

/Gazeta Express/