Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon - Gazeta Express
string(115) "citaku-kryetari-i-pdk-ka-folur-me-partite-per-shperndarjen-e-kuvendit-por-vv-dicka-tjeter-thote-dicka-tjeter-mendon"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 23:43

Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 23:43

Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ka pasur kontakte me të gjitha subjektet politike, edhe me Vetëvendosjen, për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, shtoi se “fatkeqësisht edhe në këtë pikë, sikurse edhe në shumë çështje të tjera, Lëvizja Vetëvendosje diçka tjetër thotë publikisht, e diçka tjetër mendon dhe beson”.

Lexo Edhe:

Çitaku tutje shtoi se partia e saj beson që brenda këtij viti, më së largu në vjeshtë, do të kemi zgjedhje të reja në Kosovë.

“Ne nuk jemi këtu për protagonizëm. Jemi munduar që të kemi konsensus. Ne duam që të gjitha partitë opozitare të jenë në dakordancë për datën eventuale të zgjedhjeve të reja. Vendi ka nevojë për zgjedhje, kaq e thjeshtë është. Kuvendi është bllokuar , nuk votohet asgjë”, tha ajo në Klan.