Nisin punimet për rindërtimin e fushës së stadiumit "Fadil Vokrri" - Gazeta Express
string(64) "nisin-punimet-per-rindertimin-e-fushes-se-stadiumit-fadil-vokrri"

Nisin punimet për rindërtimin e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”

Futboll

Gazeta Express

29/03/2024 14:45

Kanë nisur punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni:”, shkroi ai.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.