Veturat e mërgimtarëve bëhen llom në Deçan, dy të lënduar - pamje - Gazeta Express
string(62) "veturat-e-mergimtareve-behen-llom-ne-decan-dy-te-lenduar-pamje"

Veturat e mërgimtarëve bëhen llom në Deçan, dy të lënduar – pamje

Lajme

Gazeta Express

22/08/2022 10:02

Mëngjesin e sotëm, dy vetura me targa të huaja, janë aksidentuar mes vete në Lëbushë të Deçanit. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Lexo Edhe:

“Në orën 08:00 policia është njoiftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha Gashi për Express.

Pamje nga vendi i ngjarjes: