Osmani i quan posttraumatike deklaratat e Vuçiqit pas seancës në OKB: E kam thënë të vërtetën e konfirmuar - Gazeta Express
string(105) "osmani-i-quan-posttraumatike-deklaratat-e-vuciqit-pas-seances-ne-okb-e-kam-thene-te-verteten-e-konfirmuar"

Osmani i quan posttraumatike deklaratat e Vuçiqit pas seancës në OKB: E kam thënë të vërtetën e konfirmuar

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 16:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur rreth deklarimeve të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Osmani ka thënë se presidenti i Serbisë ka bërë një numër të madh deklarimesh posttraumatike dhe ka shtuar se si presidente e Kosovës ka thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën para syve të gjithë botës.

Lexo Edhe:

Presidentja Osmani ka thënë se të vërtetën s’mund të luftojë e as ta sulmojë askush, në këtë rast as Serbia. Shefja e shtetit ka thënë se deklarimet e bëra në Këshill të Sigurimit janë të vërtetuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

 “Ai ka bërë një sërë deklaratash postraumatike. Ne thjesht e kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën para syve të botës. Dhe të vërtetën s’mundet askush ta mohoj as ta sulmoj e as Serbia. Gjërat që i kam thënë atë ditë në seancë janë të gjitha të vërtetuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani./Express/