Valbon Krasniqi: Shifrat e fundit me koronavirus në Kosovë janë tmerruese - Gazeta Express
string(72) "valbon-krasniqi-shifrat-e-fundit-me-koronavirus-ne-kosove-jane-tmerruese"

Gazeta Express

11/07/2020 7:39

Valbon Krasniqi: Shifrat e fundit me koronavirus në Kosovë janë tmerruese

Gazeta Express

11/07/2020 7:39

Të premten janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK’së, Valbon Krasniqi, ka thënë se këto shifra janë tmerruese për Kosovën.

Lexo Edhe:

“Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar. Kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur. Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar mbrëmë se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512.

Prishtina, Ferizaj, Prizreni, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica, Peja, Vushtrria, Obiliqi, Shtimja, Dragashi, Lipjani, Rahovec, Drenasi, Istogu, Gjakova, Kacaniku, Skenderaj, Klina, Malisheva, Mitrovica e Veriut dhe Suhareka.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi./Gazeta Express