Ulsi Manja: Kodi i ri Penal është i domosdoshëm, është kërkesë e Brukselit - Gazeta Express
string(72) "ulsi-manja-kodi-i-ri-penal-eshte-i-domosdoshem-eshte-kerkese-e-brukselit"

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2024 11:49

Me i fundit

Ulsi Manja: Kodi i ri Penal është i domosdoshëm, është kërkesë e Brukselit

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2024 11:49

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes që zhvilloi sot me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Manja tha se në mbledhje u diskutua për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.

Lexo Edhe:

Ministri tha se në momentin që do shtrohet kjo kërkesë e tyre, ai do të jetë në krahun e Prokurorisë.

Ministri tha se ligji e përcakton mjaft qartë, që prokurorët e SPAK në fund të mandatit 9 vjeçar rikthehen në Apel ku e kanë vendin e sigurtë. “Kushtetuta u garanton vendin në Apel”, tha Manja.

Ndërkaq ai foli për domosdoshmërinë e një Kod të ri Penal. Sipas tj kjo është kërkesë e Brukselit, që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë dhe të teknologjisë. Manja tha se Brukseli dhe koha kërkon të ketë një kod të ri penal dhe se  do të duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë.

“Pra për shkak të zhvillimeve në këtë kod penal është ndërhyrë 33 herë, e kemi bërë arna arna. Brukseli dhe koha kërkon të ketë një kod të ri penal dhe do të duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë”, tha Manja.

Ulsi Manja: Sot isha si ministër i drejtësisë për të prezantuar rekomandimet. Lidhur me kërkesën që ka bërë drejtuesi i SPAK për të qartësuar statusin them se do të duhet të adresohet garantimi i ushtrimit dhe vazhdimit të funksioneve të kësaj trupe. SPAK sot është e barazuar me Prokurorinë e Apeli. Pas mbarimit të mandatit duhet tu garantohet. Sot kushtetuta ka këtë parashikim 9 vite pa të drejtë rizgjedhje. Ata janë në vitin e 5 dhe në momentin që do shtrohet kjo kërkesë e tyre, të jeni të bindur që pa diskutim që jam në krahun e Prokurorisë…. Kemi një Kod Penal të miratuar në 1995. Duhet një Kod i ri Penal, këtë nuk e them vetëm unë. Është kërkesë e Brukselit, që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë dhe të teknologjisë.