Berisha akuzon Dumanin: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste, bosët ikën jashtë, u arrestuan roje e magazinier - Gazeta Express
string(131) "berisha-akuzon-dumanin-mashtroi-megaoperacioni-u-dekonspirua-9-ore-para-se-te-niste-boset-iken-jashte-u-arrestuan-roje-e-magazinier"

Berisha akuzon Dumanin: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste, bosët ikën jashtë, u arrestuan roje e magazinier

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2024 20:07

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median thotë se operacioni i SPAK u dekonspirua dhe shumë prej bosëve arritën të largohen jashtë shteti para se të fillonte operacioni.Në një deklaratë për median Berisha thotë se ata që janë arrestuar janë thjesht roje magazinierë e jo bosët e 7 famileve apo zyrtarë të lartë, dhe sulmon kreun e SPAK, Altin Dumani.“Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.Të fundit! Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit”Ndër të tjera Berisha duke iu referuar burimeve të tij thotë se operacioni i 17 majit u dekonspiruar 9 orë para se të niste.“Gjithashtu burime thonë se 9 orë para nisjes së operacionit në botën e malavitës, u shpërnda mesazhi se operacioni me 50 arrestime, po fillon. Me këtë operacion, Skrapi i partisë bëri gjithçka për të fshehur lidhet e tmerrshme të krimit, të këtyre familjeve, të këtyre bosëve, me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Saimir Tahirin, Taulant Ballën, ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, kriminelin Ergys Agasi, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu.Të gjithë këta, lidhje të ngushta me këta 7 familje dhe oficerët e lartë të policisë të implikuar në vepra penale. Qesharake tingëllon sekuestrimi i 3 mln eurove tek Doçi, në një kohë kur këtij eksponenti të krimit madhor, i ka besuar Edi Rama prej 1 viti e gjysëm, bashkë me Ergys Agasin, portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës, jo vetëm për Shqipërinë, por Ballkanin dhe Europën. Kujt i shërbeu operacioni, është shumë e drejtë të pyesni?”

Lexo Edhe: