Korenica i VV-së: Nuk ka gatishmëri për shpërndarje të Kuvendit - Gazeta Express
string(62) "korenica-i-vv-se-nuk-ka-gatishmeri-per-shperndarje-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 7:06

Korenica i VV-së: Nuk ka gatishmëri për shpërndarje të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 7:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Visar Korenica, është shprehur se edhe në mënyrë hipotetike për rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme nuk e pohon e as nuk e mohon gatishmërinë e tij për të votuar në kuvend për zgjedhje të reja.

“Nëse të gjitha subjektet politike marrin pjesë dhe janë dakord për shpërndarje të kuvendit nuk ka kurrfarë problemi. Po”, deklaroi Korenica në “Debat Plus”.

Lexo Edhe:

Korenica ritheksoi se nuk do të ketë situatë kur do të votohet në kuvend për rrëzim të qeverisë aktuale, pasi vetëm me gatishmërinë e dy partive politike nuk ka “kuptim” shkuarja në zgjedhje.

“Në rast brenda Grupit të Parlamentar merret një vendim që të votohet shpërndarja e Kuvendit. Nuk do të vijë në një situatë të tillë. Nuk ka kuptim shkuarja në zgjedhje, vetëm me gatishmërinë e dy partive politike dhe pjesa tjetër e pakicave”, deklaroi Korenica.