Hakmarrje për vrasjen e të vëllait në 2017, ish-deputeti Arben Ndoka kërkoi eliminimin e Bamit! Plani do ekzekutohej nga Shullazi e Martinaj - Gazeta Express
string(138) "hakmarrje-per-vrasjen-e-te-vellait-ne-2017-ish-deputeti-arben-ndoka-kerkoi-eliminimin-e-bamit-plani-do-ekzekutohej-nga-shullazi-e-martinaj"

Hakmarrje për vrasjen e të vëllait në 2017, ish-deputeti Arben Ndoka kërkoi eliminimin e Bamit! Plani do ekzekutohej nga Shullazi e Martinaj

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2024 21:41

Euroneës Albania ka siguruar dosjen e plotë të megaoperacionit të ndërmarrrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Eç.

Nga bisedat e transkriptuara pas zbërthimit të aplikacionit Sky Eç dalin në dritë lidhjes me bandave të goditura në kuadër megaoperacionit të SPAK.

Lexo Edhe:

Ish-deputeti Arben Ndoka siç kuptohet përmes bisedave ka pasur rolin e financuesit dhe porositësit për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait te tij, Aleksandër Ndoka, e ndodhur më date 09.12.2017.

Për vrasjen e vëllezërve Bami, Ndoka bashkëpunon dhe me personazhe të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi dhe Ervis Martinaj dhe Avdylajt e Shijakut. Shullazi, nga burgu ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bamit, duke komunikuar me një personazh tjetër të botës së krimit nga Nikla, si Mariklen Haka.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e dy vëllezërve. Ndërkohë që Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen. Për këtë ai ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli si ekzekutorë. Gentian Bejtia, i cili ndërroi jetë në një atentat në 15 mars 2015, si dhe Naim Stafuka kanë pasur si detyrë lokalizimit e vëllezërve Bami.

Në një episod grupi i Arben Ndokës siguron informacion se Bami ndodhej me pushime në Dhërimi dhe organizohen për të kryer vrasjen. Ndoka siguron makina dhe armë nga Martinaj dhe në të njëjtën kohë merr edhe mbështetje nga grupi i Avdylajve që nëse nuk kryhet vrasja në jug të qëllohet në momentin që mjeti i Durim bamit do të kalojë në Durrës. Por sërish atentatit dështon.  Sipas dosjes hetimore rezulton se Martinaj ka ofruar deri në 500 mijë euro për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të edhe vrarë vëllain e tij, Valterin.

Pjesë nga dosja:

Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë episod, rezulton se:

Më date 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makine të blinduar ose Range Rover.

Më date 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikoinë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizuar me një makinë tip Range Rover.

Emiljano Shullazi shprehet nje moment që, “kape q*ja ropt mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që ështe ktu në burg Rraja (Redjan Raja) thot që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.”

Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit i tregon që .…ai Duri (Durim Bami) i kshte çuar haber Nokës (Arben Ndokës) që i nxjerr kë të dojë përveç Valterit nëse i jep garanci që do ta mbyllin bashkë.

Në vazhdimësi dyshohet që Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami. Pasi permendin automjetin e blinduar, Emiljano Shullazi i shkruan: “Si t’ja bejmë ma e kap k*rvën. …..ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysim fort. Se tani ska blind që e ruan.”

Më datë 06.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami me qëllim që Arbeni të marrë masa për vrasjen e tij:

“…po më thot tani që rrin aty tek Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind, tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën tij.”

Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që:

“..mbase i vjen ora k*rvës, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja q* lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.”

Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet:

“…Ai, Durim Bami me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?”

Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar:

“…Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurt. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di ke mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.”

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar 12 ngjarje kriminale ku të përfshirë rezultojnë të paktën 50 persona për të cilët SPAK lëshoi edhe urdhër arreste.