U dënua me 15 vite e 5 muaj burg, arratiset Moisi Habilaj - Gazeta Express
string(56) "u-denua-me-15-vite-e-5-muaj-burg-arratiset-moisi-habilaj"

Shqiperi

Gazeta Express

11/01/2021 11:38

U dënua me 15 vite e 5 muaj burg, arratiset Moisi Habilaj

Shqiperi

Gazeta Express

11/01/2021 11:38

I dënuar me 15 vite e 5 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike Moisi Habilaj është arratisur. Mësohet se autoritetet italiane mëngjesin e sotëm e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar Habilajn.

Karabinierët kanë shkuar në shtëpi në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, aty ku Habilaj qëndronte në masën ‘arrest shtëpie’ që nga muaji maj i vitit të kaluar. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, e cila la në fuqi vendimin për të dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Habilajn, karabinierët kanë shkuar që ta marrin të dënuarin për ta kthyer në qeli.

Lexo Edhe:

Por, Habilaj nuk është gjetur aty dhe rrjedhimisht, autoritetet italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Në dhjetor të vitit 2020, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias vendosën  që pavarësisht kërkesës së avokatëve Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni, vendosën të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje për Habilajn, por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.

Para se të ekzekutohej vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë janë marrë ende vendimet për anëtarët e tjerë të grupit.

Nazer Seitaj i konsideruar si financieri i është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese; Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riella me 14 vite burg; Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.

Kujtojmë se, Moisi Habilaj është konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptare. Vëllai i tij Florian Habilaj vijon të jetë në kërkim.

Ai është është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri.Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit. 

Mbi grupin Habilaj  rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’. Për këtë dosje u akuzuan të përfshirë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.