Robert Aliaj humb të vëllain: Në këto kohë kolerash jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh - Gazeta Express
string(100) "robert-aliaj-humb-te-vellain-ne-keto-kohe-kolerash-jemi-te-detyruar-te-mbajme-hidherimin-brenda-nesh"

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2021 10:30

Robert Aliaj humb të vëllain: Në këto kohë kolerash jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2021 10:30

Një lajm i hidhur vjen nga artisti Robert Aliaj i cili ka humbur ditën e sotme të vëllain, Rexhep Aliaj.

Ai ishte një prej piktorëve dhe skenografëve të njohur të kohës.

Lexo Edhe:

Ndërkohë lajmin e hidhur e ka dhënë vetë artisti përmes një postimin në rrjetin social ‘Facebook’.

Aliaj shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, janë të detyruar të mbajnë hidhërim brenda në shpirt.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, ka shkruar ai.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per…

Posted by Robert Aliaj Dragot on Wednesday, January 13, 2021