Promovim i librit “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” - Gazeta Express
string(55) "promovim-i-librit-tinka-kurti-ditari-i-nje-bashkeshorti"

Arte

Gazeta Express

06/10/2022 15:29

Promovim i librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”

Arte

Gazeta Express

06/10/2022 15:29

Të mërkurën, më 12 tetor do të promovohet libri i Anila Memes me titull “Tinka Kurti -Ditari i një bashkëshorti”.

Lumbardhi ka kënaqësinë t’i mirëpresë figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema.

Lexo Edhe:

Libri përmbanë rreth 40 vite ditar mbi jetën artistike të “Artistes së popullit” dhe “Mjeshtres së madhe”, Tinka Kurti. Ditrain e shkroi i shoqi, muzikanti Palokë Kurti pas çdo premiere teatrore apo filmi, teksa Tinka rrëfente momentet e saj në prova e shfaqje, në skena e shesh xhirime.

“Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i shoqëruar me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë që 70 vjet më parë si dhe fotografi origjinale dhe të papublikuara më parë. Në një gërshetim prej shpirti e fryme, ditari paraqet një përzierje mes ndjesive, madhështisë, sinqeritetit, dëshirave, përjetësisë, pikëllimit, intimitetit, suksesit dhe dështimit.

Të pranishmit do të kenë mundësi bashkëbisedimi me aktoren dhe autoren, ndërkohë që disa kopje të librit do të jenë në shitje.

Promovimi do të mbahet në ora 17:00.

/Gazeta Express