Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë - Gazeta Express
string(107) "dergohet-ne-mbajtje-shoferi-i-vetures-se-perfshire-ne-aksidentin-ku-mbeten-te-vdekur-dy-persona-ne-suhareke"

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 20:53

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.

Lajmin për Gazetën Express e kishte  konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

Lexo Edhe:

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Pasi ka marrë ndihmë shëndetësore, shoferi i veturës do të jetë në mbajtje për 48 orë.

“Vozitës i veturës është ndaluar për 48 orë pas trajtimit mjekësor”, ka thënë Aliu në një tjetër prononcim për Gazetën Express.