Pikturat e Van Goghut vijnë në Korçë - Gazeta Express
string(36) "pikturat-e-van-goghut-vijne-ne-korce"

Pikturat e Van Goghut vijnë në Korçë

Arte

Gazeta Express

25/03/2024 16:27

20 piktura të piktorit të njohur Van Gogh kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri në një formë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar t’i shohim në muze.

Drejtori i Galerisë së Arteve Dixhitale në Korçë, Arbër Malile ka bërë me dije se ky film është bërë i mundur falë bashkëpunimit me ambasadën holandeze.

Lexo Edhe:

Përpara se filmi të vinte në Korçë është shfaqur në disa prej vendeve më të njohura të botës.

“Van Gogh ekspozitë imersive është ekspozita e dytë që vjen në Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë dhe jemi shumë krenar që sot paraqesim për herë të parë në Shqipëri punët e mjeshtrit të madh.

Falënderojmë ambasadën holandeze dhe bashkinë e Korçës. Kjo është ekspozitë e re dhe e veçantë për sytë e publikut. Këto janë forma të reja dhe konrektisht ekspozita e Van Gogh është ekspozita më e parë e llojit të vet, rreth 17 milion shikues në gjithë botën. Korça e Shqipëria po e hapin këtë ekspozitë ndërkohë që është hapur në Romë, Milano, Bukuresht e Londër “, tha Malile.

Elda Zavalani, njohëse e mirë e arteve përfshirë dhe pikturën tha se më shumë se 3 herë ka vizituar muzeun Van Gogh pasi është e pasionuar pas pikturave të tij. Filmi, sipas saj, është një befasi.

“Unë i kam parë edhe njëherë tjetër, kam qenë dy herë në Amsterdam për të parë pikturat e tij. Të dyja herët jam përlotur nga emocionet që t’i falin pikturat. Është film që duhet të gjithë ta shohim, jo vetëm për mënyrën dixhitale por për atë që ai donte t’i falte njerëzimit. Është edukativ përveç artistik për bukurinë e jetës, për bukurinë e detajeve. Jam e prekur nga gjitha imazhet… do doja ta shihja edhe herë të tjera”, tha Zavalani.

Organizatorët thanë se për të realizuar këtë ekspozitë të veçantë nga 1500 piktura janë përzgjedhur 20 prej tyre, të cilat nuk kanë humbur ngjyrat e punimeve por kanë fituar me tepër vlera nga dixhitalizimi.

/euronews.al