Interi nuk ndalet as pasi e siguroi titullin, fiton pastër ndaj Torinos - Gazeta Express
string(70) "interi-nuk-ndalet-as-pasi-e-siguroi-titullin-fiton-paster-ndaj-torinos"

Interi nuk ndalet as pasi e siguroi titullin, fiton pastër ndaj Torinos

Futboll

Gazeta Express

28/04/2024 14:51

Interi po vazhdon me fitore edhe pas sigurimit të titullit kampion në Serie A.

Zikaltrit triumfuan 2:0 ndaj Torinos në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit italian.

Lexo Edhe:

Ishte minuta e 49-të kur Tameze i Torinos u ndëshkua me karton të kuq, me ç’rast vijimi i ndeshjes u bë shumë i lehtë për skuadrën e Simone Inzaghit.

Calhanoglu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 56-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

E vetëm katër minuta më pas, mesfushori turk shënoi edhe njëherë tjetër, këtë rast nga penalltia për 2:0.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 89 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, Torino mbetet i dhjeti me 46 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/