Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor - Gazeta Express
string(52) "panairi-mbarekombetar-i-librit-akademik-dhe-shkencor"

Arte

Gazeta Express

25/03/2024 16:04

Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor

Arte

Gazeta Express

25/03/2024 16:04

Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka këtë vit edicionin e tij të tretë.

Dy edicionet e mëhershme (i pari në Tiranë në vitin 2022 dhe i dyti në Prishtinë në vitin 2023), provuan se kjo nismë është në shërbim të promovimit të botimeve akademike dhe shkencore dhe lehtësimit të rrugës së vështirë të librit akademik dhe shkencor për të mbërritur te lexuesi.

Lexo Edhe:

Panairi zhvillohet në datat 23-25 prill 2024 dhe synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare në të gjithë hapësirën shqiptare. Si i tillë, panairi synon një prani përfaqësuese sa më të gjerë, duke bërë bashkë autorët, botimet, institucionet e kërkimit dhe IAL-të që merren me librin akademik e shkencor dhe lexuesin e tyre.

Si promovues dhe manifestues, panairi ofron pjesëmarrje të hapur, duke mundësuar pranëvendosje në sasi dhe cilësi të botimeve shkencore dhe të autorëve të tyre nga gjithë hapësira shqiptare.

Pjesëmarrës në panair

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Institute dhe qendra shkencore publike, Shqipëri:
Instituti i Arkeologjisë
Instituti i Historisë
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë
Instituti i Antropologjisë
Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike
Qendra e Studimit të Arteve
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (Tiranë)
Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante

Institute dhe qendra shkencore publike, Kosovë:
Instituti i Historisë
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Maqedonia e Veriut

Institucione të arsimit të lartë (publik):
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Mjekësisë
Universiteti i Korçës Fan Noli
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani
Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu
Universiteti i Gjirokastrës Eqrem Çabej
Universiteti i Vlorës Ismail Qemali
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti i Prishtinës, Kosovë

Universitete publike në Maqedoninë e Veriut:
Universiteti Shtetëror i Tetovës
Universiteti i Shkupit Nënë Tereza
Universiteti jopublik, Maqedonia e Veriut
Universiteti i Europës Juglindore,Tetovë
Universitete jopublike, Shqipëri
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Universiteti “Luarasi”

Nga ente botuese jopublike:
Shtëpia botuese Toena
Shtëpia botuese Argeta LMG
Qendra e Botimeve për Diasporën