Pamjet, si e bën pazarin Lulzim Basha në kohën e koronavirusit - Gazeta Express
string(61) "pamjet-si-e-ben-pazarin-lulzim-basha-ne-kohen-e-koronavirusit"

Gazeta Express

08/04/2020 13:49

Pamjet, si e bën pazarin Lulzim Basha në kohën e koronavirusit

Gazeta Express

08/04/2020 13:49

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është fotografuar sot nga paparazzi i Panorama.al teksa kryente pazaret në një supermarket në vend.

Vetë lideri i opozitës, është parë teksa qëndronte në radhë në pritje të kryerjes së blerjeve, ndërsa ai gjatë gjithë kohës është parë me maskë mbrojtëse.

Lexo Edhe:

Siç shihet në foto, kreu i PD ka dhënë shembullin e tij, duke respektuar distancën nga klientët e tjerë.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, vetëm njëri prej familjarëve lejohet të kryej blerjet e ushqimeve apo shpenzimet e tjera. Duket se Basha ka vendosur të marrë përsipër këtë rol, duke lënë në shtëpi bashkëshorten.