Munishi: Llapi – Ballkani do ta vendosë titullin e kampionit - Gazeta Express
string(57) "munishi-llapi-ballkani-do-ta-vendose-titullin-e-kampionit"

Munishi: Llapi – Ballkani do ta vendosë titullin e kampionit

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 9:49

Ismet Munishi e ka analizuar në emisionin “Favorit” në T7 situatën aktuale të garës për titullin e kampionit të Kosovës pas xhiros së 31-të të Superligës, e cila u zhvillua në fundjavën që shkoi.

Analisti i “Favoritit” e sheh Dritën me një hap prapa dhe me më pak gjasa për ta fituar titullin pas barazimit me Dukagjinin, të cilin e përgëzoi për angazhimin, për korrektësinë dhe për respektimin e kampionatit, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Trajneri i njohur kosovar thotë se gjilanasit duhet t’i fitojnë krejt ndeshjet e mbetura, më saktësisht 5 takimet që iu kanë mbetur deri në fund të sezonit, e në ndërkohë të shpresojnë në gabimet e Ballkanit e Llapit.

Gjithashtu, analisti i “Favoritit” mendon se titulli i kampionit do të vendoset në përballjen direkte të xhiros së parafundit të sezonit mes Llapit dhe Ballkanit.

“Tash nuk ka kohë më për përmirësime. Kampionati po shkon kah fundi. Eventualisht Drita duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe t’i lutet Zotit që Ballkani dhe Llapi të luajnë baras në atë ndeshjen e famshme. Ose ndonjë gabim tjetër. Por, nuk besoj që skuadrat tjera kanë forcë për t’i ndalur Ballkanin e Llapin. Unë besoj që ajo përballje, Llapi – Ballkani, do të vendosë edhe për titullin kampion”, deklaroi Munishi.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/