Shqipëria pezullon pjesërisht heqjen e vizave me Bjellorusinë - Gazeta Express
string(61) "shqiperia-pezullon-pjeserisht-heqjen-e-vizave-me-bjellorusine"

Shqipëria pezullon pjesërisht heqjen e vizave me Bjellorusinë

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2024 18:11

Shqipëria ka pezulluar pjesërisht marrëveshjen për heqjen e vizave me Bjellorusinë.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Lexo Edhe:

Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes do të shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.

Në vendim thuhet se Këshilli i Ministrave vendosi pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.