“Ishim gati, por s’na pyetën fare”, Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Evropianin U21 - Gazeta Express
string(102) "ishim-gati-por-sna-pyeten-fare-ceku-reagon-ashper-ndaj-bashkepunimit-shqiperi-serbi-per-evropianin-u21"

“Ishim gati, por s’na pyetën fare”, Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Evropianin U21

Futboll

Gazeta Express

15/05/2024 16:58

Javën e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarisht shpalosi kandidaturën për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2027 për grupmoshat U21. Por, ky kandidim u bënë duke bashkuar forcat me Serbinë,. Lajm ky që ngjalli reagime të ashpra në Kosovë.

Një reagim po kaq të ashpër e ka bërë edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rimi dhe Sport, Hajrulla Çeku. Duke folur për KosovaPress rreth kësaj teme, Çeku ka zbuluar se nuk ka pasur fare komunikim të Shqipërisë me Kosovës për këtë aplikim, derisa ka përmendur faktin se Shqipëria është parë si partner i padiskutueshëm kur Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Lexo Edhe:

Tutje, i pari i MKRS-së bëri të ditur se nuk kanë pasur asnjë informatë për këtë aplikim të Shqipërisë, derisa ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova është anashkaluar për shkak se nuk posedon infrastrukturën e nevojshme.

“Ne vetëm kuptuam lajmin kur u bë publike kandidatura formale dhe kishte një lloj konstatimi për mua pak të çuditshëm nga ana e Shqipërisë, një lloj konstatimi pa konsultim paraprak se ne nuk i plotësojmë kushtet. Nëse flasim për vitin 2027 ne deri atëherë do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme për lojë dhe këtë po e them dhe këtë po e them me dinamikën e lojërave që po zhvillohen tani, është analizë e bazuar e nuk është premtim elektoral. Dinamika e punëve në teren si po zhvillohen dhe afatet e përmbylljes na tregojnë që brenda dy viteve ne do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme dhe besoj që me këtë, ne do ta kishim plotësuar edhe kushtin e nevojshëm minimal për të qenë bashkë-organizatore e këtyre lojërave”, shtoi i pari i MKRS-së.

Tutje, Çeku theksoi se zhgënjimi ishte edhe më i madh ku u bë e ditur se Serbia nuk është e gatshme me infrastrukturën që kërkohet dhe se për këtë organizim dhe se atje sapo kanë nisur investimet në disa stadiume, andaj duke parë këtë situatë, sipas Çekut, Shqipëria është dashur të jetë më korreket në këtë rast ndaj Kosovës.

Ndryshe, kandidatura e Shqipërisë bashkë me Serbinë është në shqyrtim e sipër dhe se vendimi pritet të merret nga UEFA në javët e ardhshme.