KF Trepça emëron Rafet Prekazin drejtor sportiv të klubit - Gazeta Express
string(57) "kf-trepca-emeron-rafet-prekazin-drejtor-sportiv-te-klubit"

KF Trepça emëron Rafet Prekazin drejtor sportiv të klubit

Futboll

Gazeta Express

15/05/2024 17:40

KF Trepça ka nisur me mobilizimin e skuadrës për edicionin e ri dhe po synojnë rikthimin në Superligë pas disa viteve mungesë.

E para pak çastesh, ata njoftuan se kanë arritur marrëveshje me Rafet Prekazin, i cili do të marrë pozitën e drejtorit sportiv, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai u shpreh i lumtur dhe beson se do ta rikthejnë Trepçën në majat e futbollit kosovar.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në folenë time besoj se kemi të bëjmë me nje projekt shumë serioz ku në momentin e parë që më është prezentuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesën t’i bashkangjitem klubit dhe ta rikthejmë namin e dikurshem te skuadrës se KF Trepçës në majat e futbollit kosovar, ku prioritet eshte rikthimi ne Superligën e Kosovës”, tha Prekazi për faqen e klubit mitrovicas.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "TREECA KF 19 TREP MITRA KLUBI FUTBOLLISTIK TREPCA 1932 ብ TREFCA Si 스C수 TREFCA 별행을 PCA EFCA BG O TREECA nyPCA New Chapter ® TEELCA YOLE"