Bayerni e Interi, në garë për Fernandesin - Gazeta Express
string(40) "bayerni-e-interi-ne-gare-per-fernandesin"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2024 15:30

Bayerni e Interi, në garë për Fernandesin

Futboll

Gazeta Express

15/05/2024 15:30

Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.

Ylli portugez është i zhgënjyer me rezultatet e viteve të fundit të “Djajve të Kuq” dhe është në kërkim të një ekipi me të cilin do të mundë të fitonte trofe.

Lexo Edhe:

Mediumi britanik “The Independent” raporton se interesim për futbollistin kreativ ka shfaqur Bayern Munichu, ndërsa thuhet se lojtari do ta luante një rol kyç në ekipin e Thomas Tuchelit, nëse trajneri gjerman vendos të qëndrojë në “Allianz Arena”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë sot se interesim për përfaqësuesin portugez ka shfaqur edhe Interi, i cili do ta bënte kështu një mesfushë të frikshme me Fernandesin, Calhanoglun e Barellan.

Mbetet të shihet nëse klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm të heq dorë nga njëri prej lojtarëve kryesorë të tij dhe nëse këto dy klube ofrojnë para të bollshme për ta bindur gjigantin britanik për kartonin e lojtarit, por edhe vetë futbollistin, me një rrogë të majme.

Bruno Fernandes ka qenë njëri prej mesfushorëve ofanzivë më të mirë në Evropë në vitet e fundit. /Gazeta Express/