Samiti në Bruksel pa rezultate, Rama: Arsyeja jo vetëm Bullgaria, por fryma e deformuar e zgjerimit - Gazeta Express
string(101) "live-samiti-ne-bruksel-pa-rezultate-rama-arsyeja-jo-vetem-bullgaria-por-fryma-e-deformuar-e-zgjerimit"

Samiti në Bruksel pa rezultate, Rama: Arsyeja jo vetëm Bullgaria, por fryma e deformuar e zgjerimit

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 8:29

Sot dhe nesër, (23 dhe 24 Qershor), mbahet samiti i Këshillit Europian ku është diskutuar për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë samit morën pjesë liderët e BE-së dhe të tre vendeve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri maqedonas Kovaçevski dhe Presidenti serb Vuçiç.

Pas polemikave dhe mëdyshjeve ditën e djeshme kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë i pranishëm në samit. Ky vendim siç bëri me dije Rama është marrë pas bisedës së zhvilluar me Vuçiç e Kovaçevskin. Pas kryeministrit Rama, pjesëmarrjen në samit e konfirmoi dhe Vuçiç e Kovaçevski. Konfimrimi nga liderët e Ballkanit erdhi pasi opozita bullgare deklaroi votën e saj pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërisë duke qenë se dy shtet janë së bashku në këtë proces.

Lexo Edhe:

Nisur nga këto indicie pozitive Rama tha se do të marrin pjesë në samitin e Këshillit Europian, edhe pse shprehet skeptik për hapjen e negociatave. Por gjithçka ndryshoi gjatë pasdites, pasi qeveria e Bullgarisë u rrëzua pas vetëm 7 muaj qëndrimi në pushtet.

Dhe në fakt asgjë nuk ndryshoi. Pas disa orësh Samiti BE-Ballkani Perëndimor përfundoi pa rezultate. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë shtypi së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin serb Vuçiç, nga Brukseli pas mbledhjes së samitit të Këshillit Europian në ditën e parë, Rama tha se është i zhgënjyer me Bashkimin Europian.

Kryeministri deklaroi se arsyeja e mos hapjes së negociatave nuk është vetëm Bullgaria, por sipas tij, në Bashkimin Europian ekziston një frymë e deformuar kundër zgjerimit të unionit.

“Më vjen keq për ta dhe shpresoj që mund t’i ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe do ndaj me ju disa prej tyre. Charles Michel na tha që kishim 3 minuta. Unë i thashë mund të kishte qenë edhe 30 sekonda, por ata nuk mbajtën fjalën, kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. U thashë që ndihesha mirë dhe keq që të isha me ta. Ndihesha mirë sepse jemi europianë, por ndihesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është vërtetë diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjike globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Çfarë të bëjmë? Kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështettur idenë e Presidentit francez. Ne do të vazhdojmë me shpresën që shekullin tjetër do jemi anëtarë, ne do ta vlerësonim shumë nëse ky komunitet i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët.

Së dyti, tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut. Ishte Maqedonia një herë e një kohë dhe më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve. Ndryshoi madje edhe emrin. Imagjino Francën të ndryshojë emrin. Ndërkohë që Shqipëria është në pritje prej 8 vitesh tashmë. M’u desh të fitoja mandat të 3 që të prisja për çeljen e negociatave për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Bullgaria është fatkeqësi. Por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Ka kaluar nga vizioni i përbashkët tek marrja peng nga shtetet individuale.

Zhvillimet nga Samiti

Lexo edhe: Rama: Aleksandri i thotë ”e ashtuquajtura Kosovë”, unë jo! S’duam më luftë në Ballkan

Gjatë konferencës për shtyp kryeministri Edi Rama tha se presidenti serb dhe Aleksandër Vuçiç i referohet Kosovës si e “ashtuquajtura Kosovë”, ndërsa për të është “Kosovë”. Kjo sipas Ramës, s’duhet të ndikojë për të sjellë një tjetër luftë në rajon dhe se ata duhet të bashkëpunojmë për të lënë pas fantazmat e së shkuarës.

Lexo edhe: “BE e paaftë të çlirojë dy pengje nga Bullgaria”, Rama: Mos e ktheni BE-në në një kongregacion priftërinjsh

Pas përfundimeve të punimeve të samitit të BE, Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski kanë dalë në një konferencë për shtyp.

“U përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullatiteti i Putinit është 80 përqind. As nuk e telefonova Vuçiçin se mund të më thoshte ndjesë por duhet të kaloj në anën tjetër dhe kjo do të ishte fundi i çdo marrëdhënieje.

Lexo edhe: Rama: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, edhe gjatë diktaturës jugosllave mund të udhëtonin

Me tone të ashpra, gjatë konferencës për shtyp pas samitit në Bruksel, kryeministri Edi Rama u shpreh se ajo që po ndodh me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën është një çmenduri dhe një turp.

Në ditën e parë të punimeve, Kryeministri Edi Rama kërkoi nga vendet e BE-së që të heqin vizat ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kryeministri tha se Kosova po mbahet peng duke mos lejuar qytetarët që të lëvizin lirisht.

Lexo edhe: “Putin është sëmurë”, Rama tregon prapaskenat nga Samiti: Na thanë se kishim 3 minuta, por jo mjaftueshëm

Kritik u tregua Kryeministri Edi Rama pas zhvillimit të diskutimeve në samitin e BE-së.

“Faleminderit që jeni këtu dhe më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë. U përpoqa ti them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel më tha se kemi  3 minuta, por unë i thashë se do shërbenin edhe 30 sekonda po të kishin mbajtur fjalën ndaj 3 minuta s’ishin mjaftueshëm. I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi europianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese”, tha Rama.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, tha se BE nuk duket aspak vend i shëndetshëm.

Së dyti tema kryesore ishte RMV, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, dhe më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve. Ndryshoi emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoni Francën të ndryshojë emrin. Shqipëria është prej tetë vitesh në pritje. Është me rëndësi të thoja të vërtetën, arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët tek marrja peng. Çështja e Bullgarisë është një turp, Një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s. Ju them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Ne nuk do të presim Godonë, unë  e kam thënë dhe më vinte keq por ca njerëz që dje ishin optimistë. Nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka. RMV dhe Shqipëria janë së bashku…por është BE që thotë askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur dhe do lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës, pjesën tonë që është Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë. Kam kërkuar mbështetje të plotë për Ballkanin  e Hapur sepse edhe këtë janë të ndarë a thua se do jetojnë në Ballkan. Natyrisht janë dashamirës…fjalët janë të bukura, por do të ishe më bukur nëse do të realizonit fjalët. Por një ditë do të bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE. Nuk dua të marr më shumë kohë, por ka një tjetër peng”.

Lexo edhe: Dështon samiti, Rama e Kovačevski: Keqardhje për BE, s’mbajtën fjalën! Shpresë për anëtarësim shekullin tjetër

Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete.

Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën për shtyp duke thënë se ndjen Keqardhje për Bashkimin Europian, “më vjen keq për ta, shpresoj ti ndihmojmë”.

Lexo edhe: Dy orë tensione në Bruksel, pse u anulua konferenca mes BE dhe Ballkanit Perëndimor?

Zgjatja e samitit më shumë se sa pritej ka bërë që Konferenca për shtyp e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, e planifikuar për në orën 11.30 të shtyhet. Sipas RAI-t që i referohet një burimi nga zyra e KE-së, “diskutimi mes liderëve ka qenë i sinqertë”, që do të thotë në gjuhën diplomatike se ata kanë thënë gjëra “shumë të vështira”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që pritej të fliste në parasamitin e PPE ka hequr dorë  nga fjalimi i saj dhe në vend të kësaj, për shtypin do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandr Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Lexo edhe: Samiti BE-Ballkani Perëndimor përfundon pa rezultate

Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete. Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.

Lexo edhe: Rama në tension pas përfundimit të Samitit, shihet teksa debaton me Macronin

Si rezultat i bllokadës bullgare për Maqedoninë e Veriut, Brukseli nuk mund të ecë para me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Një gjë e tillë e ka tensionuar kreun e Qeverisë shqiptare, Edi Ramën, i cili qysh para se të hynte në objektin ku u organizua Samiti BE-Ballkan Perëndimor, s’ka kursyer kritikat për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare, duke thënë se të gjithë po rrinë dhe po shohin teksa Bullgaria ka marrë peng dy vende anëtare të NATO-s, raporton Gazeta Express.

Një qëndrim të tillë të Ramës e ka komentuar dhe analisti politik dhe historiani, Florian Bieber, duke thënë se “Kur ai e ka me të drejtë e ka me të drejtë”.

Lexo edhe: “Premtime të pa mbajtura”, Rama ironi nga Brukseli: Ne shqiptarët s’jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur

Me foton zyrtare nga samiti në Bruksel ku marrin pjesë liderët europiane,  kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të qartë.

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”

Lexo edhe: Përfundon Samiti, shkrepet edhe fotografia e përbashkët e liderëve

Ka përfunduar samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Rëndom pas takimit, pason edhe fotografia familjare e të gjithë pjesëmarrësve të takimit raporton Gazeta Express.

Presidentja Osmani është parë në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët. Mediave në një konferencë pritet t’ju drejtohen Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Lexo edhe: Bullgaria mban “peng” Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: S’ka shanse për heqjen e vetos në këtë samit

Nuk ka asnjë shpresë për heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veritut gjatë këtij samiti që po mbahet në Bruksel. Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se nuk ka asnjë shans që Bullgaria ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti por la derën e hapur për një zgjidhje të afërt në ditët në vijim, raporton Euroactiv. Ai shtoi se Parlamenti bullgar duhet t’ia japë dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij, e cila duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

Lexo edhe: Tabaku: Rama bëri si trim, por shkoi në Bruksel me një këmbë si Çeço

Nga Kuvendi deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar samitin e BE në Bruksel, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Deputetja tha se kryeministri Edi Rama bëri sikur s’do merrte pjesë në samit, por “shkoi me një këmbë si Çeço”.

Tabaku: Bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit por megjithatë shkoi në konferencë. Ashtu siç e thashë para pak ditësh me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si çeço pavarësisht se bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit“.

Lexo edhe: Ramën e pyesin në Bruksel se a do t’i bashkohet Kosova “Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur edhe në Bruksel për mundësinë e përfshirjes së Kosovës në nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”, raporton Gazeta Express. Rama ka shprehur jo pak neveri ndaj Bullgarisë dhe gjithë Bashkimit Europian në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Përpara samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, ai foli edhe për “Ballkanin e Hapur”.

“Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë”, tha Rama, duke shtuar se “Ballkani i Hapur është përgjigja e në këtë situatë”. Një gazetare e pyeti se a do t’i bashkohet Kosova kësaj iniciative.Pasi i kërkoi ta përsërisë pyetjen, Rama u përgjigj: “Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”.

Lexo edhe: Jo vetëm i Shqipërisë, sot vendoset dhe për fatin e Ukrainës në samitin e BE-së

Udhëheqësit europianë do të vendosin sot nëse do t’i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat, pas një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian të premten e kalua, sipas The Guardian. Gjithashtu do të diskutohet edhe për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Të mërkurën presidenti i Ukrainës foli me 11 liderë evropianë, tha ai, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian të miratojë ofertën e Kievit për kandidaturën në BE.

Lexo edhe: Negociatat, Rama nga Brukseli: Pengmarrje e një vendi të NATO-s, s’pres të zgjidhet asgjë në Bullgari

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për samitin e BE. Nga atje ka deklaruar se Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kurse BE sipas tij vetëm vështron.

Para nisjes së Samitit, kryeministri Edi Rama foli për gazetarët duke theksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë nga Bullgaria. “Unë ja kam thënë dhe po e përsëris përkundër optimizmit të ngutur të këtyre në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë  të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një luftë të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”.

Lexo edhe: Samiti i BE-së, Rama: Çështja bullgare turp për Evropën

Para mbledhjes së Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel, duket se shpresat për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë të zbehta. Para nisjes së samitit kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si turp për Europën që ende vijon me çështjen Bullgare që ka bllokuar negociatat me Maqedoninë e Veriut, rrjedhimisht edhe me Shqipërinë.

Lexo edhe: Disa orë para samitit, Varhelyi ultimatum Bullgarisë: Mirato propozimin për Shqipërinë e Maqedoninë

Ndërsa pritet që ditën e sotme të mbahet samiti i udhëheqësve europianë ku dhe do të vendoset për fatin e disa vendeve nëse do të fitojnë statusin kandidat për hapjen e negociatave, një ndër këto vende është dhe Shqipëria.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Olivér Várhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë sot në Samitin e BE-së propozimin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Lexo edhe: Jo vetëm i Shqipërisë, sot vendoset dhe për fatin e Ukrainës, Zelensky flet me 11 liderë në prag të samitit të BE-së

Udhëheqësit europianë do të vendosin sot nëse do t’i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat, pas një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian të premten e kalua, sipas The Guardian. Gjithashtu do të diskutohet edhe për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Të mërkurën presidenti i Ukrainës foli me 11 liderë evropianë, tha ai, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian të miratojë ofertën e Kievit për kandidaturën në BE.

Lexo edhe: Rama i thotë “po” samitit të BE-së: Herët për të qenë optimist! Bie qeveria në Bullgari, “peng” negociatat

/Express