Bullgaria mban "peng" Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: S’ka shanse për heqjen e vetos në këtë samit - Gazeta Express
string(98) "bullgaria-mban-peng-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-ska-shanse-per-heqjen-e-vetos-ne-kete-samit"

Bullgaria mban “peng” Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: S’ka shanse për heqjen e vetos në këtë samit

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 11:47

Nuk ka asnjë shpresë për heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veritut gjatë këtij samiti që po mbahet në Bruksel.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se nuk ka asnjë shans që Bullgaria ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti por la derën e hapur për një zgjidhje të afërt në ditët në vijim, raporton Euroactiv.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se Parlamenti bullgar duhet t’ia japë dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij, e cila duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

Përpara nisjes së samitit 2-ditor Kryeministri Edi Rama u shpreh skeptik për hapjen e negociatave për shkak të ngërçit. Rama tha se nuk pret që çështja e vetos bullgare të zgjidhet, ndërsa akuzoi Bullgarinë se ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

/Express