Ramën e pyesin në Bruksel se a do t'i bashkohet Kosova "Ballkanit të Hapur" - Gazeta Express
string(72) "ramen-e-pyesin-ne-bruksel-se-a-do-ti-bashkohet-kosova-ballkanit-te-hapur"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 9:51

Ramën e pyesin në Bruksel se a do t’i bashkohet Kosova “Ballkanit të Hapur”

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 9:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur edhe në Bruksel për mundësinë e përfshirjes së Kosovës në nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”, raporton Gazeta Express.

Rama ka shprehur jo pak neveri ndaj Bullgarisë dhe gjithë Bashkimit Europian në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Përpara samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, ai foli edhe për “Ballkanin e Hapur”.

Lexo Edhe:

“Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë”, tha Rama, duke shtuar se “Ballkani i Hapur është përgjigja e në këtë situatë”.

Një gazetare e pyeti se a do t’i bashkohet Kosova kësaj iniciative.

Pasi i kërkoi ta përsërisë pyetjen, Rama u përgjigj: “Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”.