Dështon samiti, Rama e Kovačevski: Keqardhje për BE, s'mbajtën fjalën! Shpresë për anëtarësim shekullin tjetër - Gazeta Express
string(105) "deshton-samiti-rama-e-kovacevski-keqardhje-per-be-smbajten-fjalen-shprese-per-anetaresim-shekullin-tjeter"

Dështon samiti, Rama e Kovačevski: Keqardhje për BE, s’mbajtën fjalën! Shpresë për anëtarësim shekullin tjetër

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 14:57

Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete.

Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën për shtyp duke thënë se ndjen Keqardhje për Bashkimin Europian, “më vjen keq për ta, shpresoj ti ndihmojmë”. Me tone të ashpra në drejtim të Bashkimit Evropian ai ka thënë se ‘Unioni’ ka probleme.

Lexo Edhe:

Më lejoni të shpreh keqardhje të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre. Michel na tha se kishim 3 minuta. Unë i thashë se mund të kishin qenë 3 sekonda nëse ata do të kishin mbajtur fjalën por nuk e bënë kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. Ne jemi këtu si miq në një shtëpi të ndarë. Është diçka shumë shqetësues që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe njuë luftë kaq kërcënuese nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë se çfarë duhet bërë. Sigurisht që ne kemi shumë për të bërë dhe unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Presidentit Macron”, tha Rama. 

Lexo edhe: Samiti në Bruksel pa rezultate, Rama: Arsyeja jo vetëm Bullgaria, por fryma e deformuar e zgjerimit

Pavarësisht zhgënjimit Rama nuk i kurseu ironitë në drejtim të Bashkimit Europan, sa i takon çështjes së integrimit. Rama tha se Shqipëria do të jetë duke pritur edhe shekullin tjetër, ndërsa përballë do të ketë një Bullgari të tretë.

“Sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënues që mund të shndërrohet në luftë tragjike globale, nuk kanë mundur ti’ bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?! Kemi shumë për të bërë. ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron. Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë, dhe do të përballemi me një tjetër Bullgarie, me një Bullgari të tretë. Do e vlerësonim shumë nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes jemi bashkë.”, tha Rama.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski. Në krah të Ramës dhe Vuçiç, kryeministri maqedonas theksoi se Bullgaria ka vendosur që të kthehet në të shkuarën.

Mes të tjerash ai tha se po humbet koha për hapjen e negociatave humbasim kohë për negociatat, duke shtuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria s’mund të jetë i ngecur në këtë situatë.

“Diskutuam për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Agresioni rus, dhe zgjerimi i BE dhe Ballkanit perëndimor duhet të shihet si prespektikë. Ne shpresën pakënaqësinë e qeverisë. Ka 8 vite që Maqedonia e veriut është kandidate, ndërkohë qenë 2020 KE mori vendimin për nisjen pa kushte të negociatave. Jemi ende këtu dhe s’ka ende negociata. Po humbasim kohë. Maqedonia dhe Shqipëria s’mund të jetë i ngecur në këtë situatë. Bullgaria ka vendosure që të kthehet në të shkuarën.”, tha ai.

/Express