Negociatat, Rama nga Brukseli: Pengmarrje e një vendi të NATO-s, s'pres të zgjidhet asgjë në Bullgari - Gazeta Express
string(97) "negociatat-rama-nga-brukseli-pengmarrje-e-nje-vendi-te-nato-s-spres-te-zgjidhet-asgje-ne-bullgari"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 9:24

Negociatat, Rama nga Brukseli: Pengmarrje e një vendi të NATO-s, s’pres të zgjidhet asgjë në Bullgari

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 9:24

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për samitin e BE. Nga atje ka deklaruar se Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kurse BE sipas tij vetëm vështron.

Para nisjes së Samitit, kryeministri Edi Rama foli për gazetarët duke theksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë nga Bullgaria.

Lexo Edhe:

Unë ja kam thënë dhe po e përsëris përkundër optimizmit të ngutur të këtyre në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë  të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një luftë të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”.

/Express