Rama: Aleksandri i thotë ”e ashtuquajtura Kosovë”, unë jo! S'duam më luftë në Ballkan - Gazeta Express
string(79) "rama-aleksandri-i-thote-e-ashtuquajtura-kosove-une-jo-sduam-me-lufte-ne-ballkan"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 16:03

Rama: Aleksandri i thotë ”e ashtuquajtura Kosovë”, unë jo! S’duam më luftë në Ballkan

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 16:03

Gjatë konferencës për shtyp kryeministri Edi Rama tha se presidenti serb dhe Aleksandër Vuçiç i referohet Kosovës si e “ashtuquajtura Kosovë”, ndërsa për të është “Kosovë”. Kjo sipas Ramës, s’duhet të ndikojë për të sjellë një tjetër luftë në rajon dhe se ata duhet të bashkëpunojmë për të lënë pas fantazmat e së shkuarës.

Pjesë nga deklaratat:

Lexo Edhe:

Aleksandër Vuçiç: Unë besoj se e ardhmja është në duart tona. Nëse do të nisim të lidhemi, të integrohemi midis njëri-tjetrit. Nëse do të sigurojmë qarkullimin e lirë të mallrave, kapitaleve. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të jemi më të përkushtuar për rezultate. Pata një diskutim të gjatë me presidentin francez dhe besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme evropiane. Kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte e padrejtë. Nuk mund të qajnë dhe të bërtasim. Na duhet të punojmë dhe të krijojmë një mjedis më të mirë.

Edi Rama: Përmendët apo përdorët fjalët a do të bëhet një bashkëpunim vërtet rajonal. Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtet rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për njerëzit. Ballkani nuk është vendi i Jezusit por Shën Thomait, ne nuk besojmë po nuk vendosëm dorën në plagë. Është një tryezë e hapur për të gjithë. Aleksandri  e quan e ashtuquajtura Kosovë, unë e  quaj Kosovë dhe pikë. Sikur ne do të luftoni ç’vend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, Ali Ahmeti e thotë thjeshtë: Ne nuk duam luftë tjetër dhe duam që të mbajnë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë  nga  shkuara apo e tashmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur.

Aleksandër Vuçiç: Kemi ftuar deri më tani qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popullit tonë. Gjithmonë ka pasur këtë pyetje ku janë të tjetër. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme për nismën. Por ne po bëhemi gjithnjë edhe më të fortë se po besojmë te kjo. Kemi një vetëbesim më të madh sot dhe e dimë që duhet të mbajë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që dimë. Thjeshtë hidhni një sy Ukrainës, doni ta shihni këtë në Ballkan. Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë. 

/Express