Dy orë tensione në Bruksel, pse u anulua konferenca mes BE dhe Ballkanit Perëndimor? - Gazeta Express
string(82) "dy-ore-tensione-ne-bruksel-pse-u-anulua-konferenca-mes-be-dhe-ballkanit-perendimor"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 14:53

Dy orë tensione në Bruksel, pse u anulua konferenca mes BE dhe Ballkanit Perëndimor?

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 14:53

Zgjatja e samitit më shumë se sa pritej ka bërë që Konferenca për shtyp e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, e planifikuar për në orën 11.30 të shtyhet.

Sipas RAI-t që i referohet një burimi nga zyra e KE-së, “diskutimi mes liderëve ka qenë i sinqertë”, që do të thotë në gjuhën diplomatike se ata kanë thënë gjëra “shumë të vështira”.

Lexo Edhe:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që pritej të fliste në parasamitin e PPE ka hequr dorë  nga fjalimi i saj dhe në vend të kësaj, për shtypin do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandr Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

/Express