Fernandes do të vendosë për të ardhmen pas Evropianit - Gazeta Express
string(53) "fernandes-do-te-vendose-per-te-ardhmen-pas-evropianit"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 13:44

Fernandes do të vendosë për të ardhmen pas Evropianit

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 13:44

Bruno Fernandes nuk e di nëse do të qëndrojë në Manchester United në sezonin e ardhshëm.

Futbollisti portugez thotë se për momentin është mirë në “Old Trafford” dhe ndien se edhe klubi anglez është i kënaqur me paraqitjet dhe me angazhimin e tij.

Lexo Edhe:

Mirëpo, përfaqësuesi portugez nuk e di se sa gjatë do të mbetet në “Teatrin e Ëndrrave”.

“E ardhmja ime? Për momentin, ndiej se të dyja palët, unë dhe klubi, dëshirojmë të vazhdojmë së bashku”, deklaroi futbollisti kreativ për “DAZN”, përcjell “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, ai shton se gjithçka rreth së ardhmes së tij do të definohet pas përfundimit të Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani në verën që po vjen.

“Nuk po mendoj për të ardhmen time. Nëse doni që të jem i sinqertë, nëse do të mendoja për të mos qëndruar këtu, nuk do ta bëja këtë deri pas finales së FA Cup dhe pas Euro 2024”, vazhdoi 29 vjeçari.

Fernandes ka përfunduar tek gjiganti britanik në vitin 2020, por nuk ka arritur ende të fitojë trofe të rëndësishëm.

Në të kaluarën, Bruno ka luajtur në Itali me Novarën, Udinesen e Sampdorian, ndërsa e kishte një eksperiencë edhe në Sporting Lisbonë para se të përfundonte tek Man Utd. /Gazeta Express/