Dardanët po kërkojnë përfaqësues nëpër gjithë Kosovën për shpërndarje të biletave - Gazeta Express
string(81) "dardanet-po-kerkojne-perfaqesues-neper-gjithe-kosoven-per-shperndarje-te-biletave"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2024 20:33

Dardanët po kërkojnë përfaqësues nëpër gjithë Kosovën për shpërndarje të biletave

Futboll

Gazeta Express

15/05/2024 20:33

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një njoftim në faqen e tyre në Facebook.

Ata kanë njoftuar se po synojnë të rriten në të gjithë Kosovën.

Lexo Edhe:

Dardanët po kërkojnë përfaqësues nëpër disa qytete të Kosovës.

Postimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

NJOFTIM

Me kënaqësi bëjmë të ditur vullnetin tonë për ta rritur përfaqësimin në qytetet e tjera të Kosovës, për të qenë sa më të pranishëm në çdo pëllëmbë të vendit me përfaqësues lokalë, që garantojnë shpërndarjen e biletave me rastin e ndeshjeve të kombëtares dhe organizimeve tjera.

Emrat e qyteteve ku dëshirojmë shtrirje të re janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina. 

Ju bëjmë thirrje të kontaktoni liderin tonë, Lulzim Berishën apo kryesinë e tifogrupit, nëse mendoni që ndonjëri nga ju në këto qytete ka autoritetin, besimin dhe reputacionin e nevojshëm për të qenë përfaqësues lokal. Nëse shprehni interesim, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe bisedojmë.

Ky është vetëm një paralajmërim paraprak në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjet e shtatorit që kemi nisur t’i bëjmë. Edhe mërgata nuk do të jetë e përjashtuar. Se si jemi duke organizuar edhe në këtë segment do t’jua bëjmë të ditur pas pak kohësh. Ndërsa ndërkohë presim interesim nga ju, papërjashtim, që të jeni udhëheqësit e rinj modelë Dardanë në qytetet e renditura lart.

Kosova, kjo zgjedhje e nderi, jo zori!