Si të përballeni shpejt dhe në mënyrë efektive me dhimbjen e kokës - Gazeta Express
string(66) "si-te-perballeni-shpejt-dhe-ne-menyre-efektive-me-dhimbjen-e-kokes"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

15/05/2024 22:22

Si të përballeni shpejt dhe në mënyrë efektive me dhimbjen e kokës

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

15/05/2024 22:22

Ju ndoshta keni përjetuar dhimbje koke shumë herë më parë dhe e dini mirë ndjenjën e presionit të lartë në kokë dhe dhimbjen në tëmth që ju sjell tension shtesë. Si i trajtoni raste të tilla?

Ju ndoshta mbylleni në një dhomë të errët, merrni ilaçe dhe përpiqeni të flini ndërsa prisni që dhimbja të kalojë.

Lexo Edhe:

Migrena dhe dhimbje koke të vazhdueshme kërkojnë një ekzaminim mjekësor dhe konsultim me ekspertë. Por nëse shëndeti juaj i përgjithshëm është i mirë dhe ndonjëherë ndjeni dhimbje koke, ne po ndajmë një trajtim të thjeshtë dhe krejtësisht natyral që mund t’jua lehtësojë dhimbjen.

Keni nevojë për vajra esencialë dhe pak ujë. Studime të shumta kanë treguar se vajrat e mentës dhe livandës janë më të dobishmet për lehtësimin e dhimbjeve të kokës – ato kanë veti relaksuese që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Vetëm kini kujdes që të mos e aplikoni vajin pranë syve.

Aromaterapia me livando mund të jetë gjithashtu një mënyrë efektive dhe e sigurt për të lehtësuar dhimbjet e kokës. Aplikoni një sasi të vogël vaji në pëllëmbët tuaja, fërkoni duart së bashku dhe më pas thithni aromën.

Përveç vajrave esencialë, nëse keni dhimbje koke, mund të përdorni një kompresë të ftohtë, por gjithashtu është e nevojshme të pini ujë të mjaftueshëm çdo ditë, sepse dehidratimi është një nga shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjes së kokës.