Euro 2024 do të fillojë në më pak se një muaj, më 14 qershor në Gjermani.
E Kombëtarja e Italisë e ka marrë një lajm të keq para këtij kampionati, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti Nicolo Zaniolo do ta humbasë Euro 2024 për shkak të një frakture të vogël në këmbë që e pësoi dje.
Futbollisti i Galatasarayt që është në huazim nga Aston Villa do të jetë jashtë këtij turneu dhe do të jetë një mungesë e madh për “Azzuri”.
Italianët do të kërkojnë ta ruajnë titullin që e fituan në Evropianin e kaluar, duke e mposhtur Anglinë në finale pas ekzekutimit të penalltive.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...