Dyshohet se do të vriste të fortin e Kotorrit, në pranga i riu shqiptar në Budva, çfarë i gjeti policia gjatë arrestimit - Gazeta Express
string(118) "dyshohet-se-do-te-vriste-te-fortin-e-kotorrit-ne-pranga-i-riu-shqiptar-ne-budva-cfare-i-gjeti-policia-gjate-arrestimit"

Dyshohet se do të vriste të fortin e Kotorrit, në pranga i riu shqiptar në Budva, çfarë i gjeti policia gjatë arrestimit

Shqiperi

Gazeta Express

13/10/2023 18:08

Autoritetet malazeze kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

I riu është arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit, ndërsa dyshohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit.

Lexo Edhe:

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij nga Armeni, 35 vjeç, ndërsa një tjetër, po nga Armenia, është shpallur në kërkim.

Referuar mediave malazeze, mësohet se policia e Budvës mbrëmjen e djeshme ka vërejtur një automjet “VW Polo” me targa të Barit në rrugën “Slovenska plaža”, të cilin e ka ndaluar dhe i ka kryer kontroll.

Pas ndalimit të mjetit, tre persona kanë dalë me shpejtësi dhe kanë tentuar që të largohen, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të shpëtojë.

Ndërkaq, në automjet u gjetën dy pistoleta ‘Glock’ me 19 fishekë secila, një pistoletë automatike ‘Scorpion’ me silenciator dhe 17 fishekë, dy maska ​​silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Hetimet janë në vijim e sipër, për të zbardhur rrethanat nën të cilat ishte planifikuar kryerja e kësaj vrasjeje.