Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi ka hapur debat në qarqe të ndryshme, duke përfshirë edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Deputetja e Listës GUXO, Jeta Statovci tha se zgjedhjet janë çështje muajsh, por nëse ka konsensus politik dhe dakordancë të brendshme, mund të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Ne kemi stabilitetin e brendshëm për ta quar në fund mandatin, por kemi gatishmërinë edhe për të tu përballur me një proces zgjedhor”, tha ajo për “Info Plus “në RTK.
Deputetja Statovci vlerësoi edhe ndryshimin e pozicionit të PDK-së, karshi votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e që sipas saj është një mundësi e mirë, ku do të mund të përfitojnë direkt qytetarët e Kosovës.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...