“Dy italianë në Lindjen e Largët”, ekspozitë në “Marubi” - Gazeta Express
string(51) "dy-italiane-ne-lindjen-e-larget-ekspozite-ne-marubi"

Arte

Gazeta Express

18/03/2024 15:04

“Dy italianë në Lindjen e Largët”, ekspozitë në “Marubi”

Arte

Gazeta Express

18/03/2024 15:04

“Dy italianë në Lindjen e Largët” është ekspozita e radhës që do të hapet së shpejti në Galerinë Marubi me 5 prill nga ora 19:00.

Muzeu Marubi dhe ‘Fondazione Alinari per la Fotografia’ hapin ekspozitën “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Dy Italianë në Lindjen e Largët” kuruar nga ‘Fondazione Alinari per la Fotografia’ me konsulente shkencore Rossella Menagazzo-n.

Lexo Edhe:

Ekspozita shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe shfaq punët e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore. Ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, Japoninë në veçanti, duke kontribuar kështu në përhapjen e fenomenit kulturor të Japonizmit në Evropë.