Dje u mbyll festivali “Mirëdita, dobar dan” - Gazeta Express
string(40) "dje-u-mbyll-festivali-miredita-dobar-dan"

Dje u mbyll festivali “Mirëdita, dobar dan”

Arte

Gazeta Express

08/05/2023 14:12

Edicioni i dhjetë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” është mbyllur mbrëmë në Prishtinë.

Gjatë promovimit të librit “Momenti kur e dija se lufta filloi”, së bashku me redaktorin e librit, Vladimir Arsenić, dhe një nga autorët e tregimeve, Shpëtim Selmani, pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë më shumë për procesin e krijimit të librit, i frymëzuar nga përvojat personale të autorëve dhe perceptimi i tyre për fillimin e luftës. Ngjarja u moderua nga Ana Pejović nga Forum ZFD.

Lexo Edhe:

Në teatrin ODA, Festivali “Miredita, Dobar Dan!” zyrtarisht u mbyll me ndarjen e çmimit për Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

/Express/