Pesë heshtjet - Gazeta Express
string(13) "pese-heshtjet"

Pesë heshtjet

Arte

Valona Hasani

17/05/2023 15:22

Premierën e parë jashtë vendit të tyre ia dedikuan Kosovës. Tri aktoret nga Sllovenia, mbrëmë dhanë një super shfaqje në sallën e Amfiteatrit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Fundi është fillimi, por fillimi s’ekzistoi kurrë

Lexo Edhe:

Isha në ankth që nga fillimi i shfaqjes, për çka me shkoi mendja do e tregoj në rreshtat e fundit të këtij shkrimi.

Gjithçka sillej rreth një nëne dhe dy vajzave të saj, që luanin role me rrotacion.

Të rrethuara me një shoqëri ku fjalia ‘çka thotë baba-burri, veç amin’ po paraqitej m’u para syve. Nuk ishte si të ishte ndryshe, ekzistonte në mes nesh, në mentalitetin tonë të ndryshkur.

Mendësia së kush të do të rrahë, të dhunojë, të abuzojë, ishte paraqitur aty, po luhej nga tri aktoret sllovene.

Tematikë e gjithë shfaqjes ishte se si një burrë në mësomoshë abuzonte me gruan dhe vajzat…

Derisa njëra prej vajzave ia dha tre plumba babait, tre plumba… një për vetën, për motrën dhe për nënën.

Kur dhuna arsyetohet me përgjigjet se, po, burri më ka dashur edhe pse ushtronte dhunë. Babai më ka dashur edhe pse ishte i rreptë, strikt dhe i dëshirontet gjërat të renditura me gjerësi, gjatësi, centimetra, milimetra. Aq sa duhet t’i rendisë me hapa tapetat e banjës që të mos ishin jashtë vijave të përcaktuar.

Vrasja e babait i çoi anëtarët e kësaj familjeje në stacion policor. Protagonistët po e luanin tani rolin e dyfishtë, investigimin, duke e marrë në pyetje njëra tjetrën.

Në ndërkohë në sfond po luhej kënga ‘Baby don’t go’ nga Sonny&Cher.

Sa herë që fillonte melodia e kësaj këngë personazhet e kësaj shfaqje çoheshin të kërcenin, por që mbaronte për disa sekonda.

Dukej sikur një triumf, sikur një fitore që zgjaste pak, aq pak sa fraksionet e sekondave që luhej kënga.

Kush heshti?

Regjisorja Maša Pelko na vendosi ‘hi syve’ qysh në fillimin e kësaj ngjarje.

Shfaqje luhej me role te trefishta, fillimi ishte imagjinatë e dy vajzave dhe nënës së tyre. Me tej zhvillohej një proces investigimi e fundi del të jetë e realiteti.

Pas procesit hetimor, kuptohet që babai mori tri jetë, të gruas dhe të dy vajzave.

Kush heshti? Policia dhe vrasësi (babai), ishin dy heshtje në realitet, s’ishin më 5.

Shteti i vrau për së dyti, institucioni që thirret në emër të drejtësisë, qëlloi mbi trupat e pajetë.

Tre plumbat që paraqiteshin në fillim të ngjarjës ishin për tri gra.

Si duam ne të jetë dhe si është në të vertetë?

Një rast që prej qindra rasteve u bë shfaqje, me tendenca metaforizane, kamuflim i ngjarjes.

Vrasja e babait ishte ajo se çfarë kanë dashur të jetë, por e vërteta ishte që babai vrau dy vajzat dhe të shoqen.

Tre dekada bashkëjetesë, tre plumba, tri gra të vdekura.

Po përçohej mesazhi edhe tek tavolina e bukës e rrethuar me 4 karrige, tri prej tyre të shtrira përtokë, sikur tri viktimat, në njërën prej karrigeve po pritej të ulej vrasësi.

Nuk më kupton, nuk ia ke idenë

Shfaqja e tregonte njëfarë barazimi, sikur të thuhet që jeta e një burri ‘barazohet’ me tri jetë të grave.

Pas çdo pyetje për vrasjen fshihej përgjigja ‘nuk më kupton, nuk ia ke idenë’.

Në fund, por përnjëmend në fund

Heshtje s’pati pas përfundimit të shfaqjes, duart tona bashkoheshin dhe largoheshin për të krijuar duartrokitjet e fuqishme. E meritonin!

Memorizim, rikthim në Kosovë

Hajde i japim një vështrim, publikut në Kosovë, si e pamë, pse ishte kaq e pranishme tema dhe, jashtë profesionalizmit teatror, si ndikojnë temat e tilla në vendin tonë?

Shfaqja u krijua në kohën e pandemisë, botërisht problemet familjare u vunë në pah pikërisht në këtë kohë në shumicën e vendeve. Në Kosovë pati dozë pak më ekstreme se zakonisht por që ishim e jemi të mësuar, kjo nuk diskutohet. A është e dhimbshme?, Po ama edhe vërtet po.

Vijëza që i ndan dhunën fizike dhe psikike shpesh nuk ekziston, është inekzistente, janë prodhim i njëra-tjetrës. Ajo që vendos një lloj ndasie që vështirë së dallohet në shumë raste është pikërisht momenti kur nuk dallohet nëse është dhunë apo sjellje normale. Njerëzit në raste të tilla në shumicën e rasteve nuk e dallojnë momentin kur janë shndërruar në objekt dhune, kjo është më e dhimbshme se të gjitha pjesët tjera pastaj.

Loja e aktorëve, pakti i fshehtë i përbashkët për ‘mëkatin’ e tyre të përbashkët shpalos pjesën e dhunës psikike pa pasur nevojë për dialog.

Krejt në fund pesë heshtjet (që nuk duhet të ndodhnin), shndërrohen çdo ditë e më shumë në jehonë, në Slloveni, në Kosovë, në Ballkanin, në gjithë botën, zhurma e të cilave varet nga numri i të shtënave.

Shfaqja erdhi nga Teatri Kombëtar Slloven i Nova Goricës në Kosovë në kuadër të Festivalit FemArt.

Aktore: Ivana Percan Kodarin, Anuša Kodelja k. g., Marjuta Slamič
Përkthyese:

Irena Duša Draž

Dramaturge:

Tereza Gregorič

Koreografe dhe asistente regjie:

Klemen Janežič

Lektore:

Anja Pišot

Skenografe:

Sara Slivnik

Kostumografe:

Tina Bonča

Muzika:

Mateja Starič

Ndriqimi:

Uroš Gorjanc

Përveç regjisorit dhe dramaturgut, në krijimin e shfaqjes ka marrë pjesë edhe një përkthyese Irena Dusha Dražkoreografja dhe asistent regjisori Klemen Janežič, skenografi Sara Slivnik kostumografja Tina Bonça dhe autorja e muzikës Mateja Starič.