Super ndeshje në Pejë, Besa në finale - Gazeta Express
string(36) "super-ndeshje-ne-peje-besa-ne-finale"

Super ndeshje në Pejë, Besa në finale

Sporte tjera

Gazeta Express

27/04/2024 23:41

Rahoveci e Besa Famgas kanë luajtur superndeshje të shtunën mbrëma në “Karagaçi”.

Ndeshja ishte luftë e vërtetë sportive nga fillimi e deri në fund.

Lexo Edhe:

Dhe në fund festoi Besa Famgas. Skuadra pejane fitoi me rezultatin e ngushtë 27:26.

Ndeshja u vendos vetëm në aksionet e fundit.

Besa në finale të Kupës, të dielën nga ora 17.15 takohet me Kastriotin.

Arbios Mushkolaj udhëhoqi Besën drejt fitores së madhe.

Ai i shënoi tetë gola, duke përfshirë edhe golin vendimtar.

Gjashtë gola i kishte Antonio Vozila, derisa me shumë pritje u dallua Mursel Mehmeti.

Te Rahoveci më i miri ishte portieri Arbër Curri.

Jeton Bislimi e Victor Alonso i kishin nga 5 gola.

Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur në praninë e shumë shikuesve.