Blu Velvet/ Kino Lumbardhi - Gazeta Express
string(25) "blu-velvet-kino-lumbardhi"

Blu Velvet/ Kino Lumbardhi

Arte

Gazeta Express

12/08/2022 15:28

Për ta festuar 70 vjetorin e Kino Lumbardhit, Lumbardhi në bashkëpunim me Dokufest në edicionin e këtij viti të festivalit sjellin filma të përzgjedhur nga programi special i filmit LXX!

E premte, 12 gusht – 20:00-Kino Bahçe -Blue Velvet

Lexo Edhe:

David Lynch (1986)

I sapo kthyer në shtëpi nga kolegji, Jeffrey Beaumont (Kyle MacLachlan) bën një zbulim shqetësues: një vesh të prerë njeriu të shtrirë në një fushë. Në misterin që pason, që bëhet gjithnjë e më i tmerrshëm dhe tejet qesharak, shkrimtari dhe regjisori David Lynch gërmon thellë nën sipërfaqet piktoreske të jetës në qytetet e vogla. I nxitur që të hetojë tutje, Jeffrey e gjenë veten duke u afruar më shumë me kolegen e tij amatore, Sandy Williams (Laura Dern), si dhe me personin e tyre të interesit, këngëtaren Dorothy Vallens (Isabella Rossellini) dhe duke u përballur me tërbimin e Frank Booth (Dennis Hopper), një psikopat që nuk do të ndalet para asgjëje për ta mbajtur Dorothy-n në duart e tij.

Me shfaqje intensive dhe skena e pamje jashtëzakonisht të fuqishme, Blue Velvet është një vizion i paharrueshëm i pafajësisë së humbur dhe një nga filmat amerikanë më me ndikim të dekadave të fundit.

/Gazeta Express