Nuhiu e Limani shprehen optimistë për përballjen me Inter Turkun - Gazeta Express
string(64) "nuhiu-e-limani-shprehen-optimiste-per-perballjen-me-inter-turkun"

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 21:35

Nuhiu e Limani shprehen optimistë për përballjen me Inter Turkun

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 21:35

Drita ka zhvilluar këtë të martë seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së raundit të parë të garave në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Gjilani në këtë fazë do të përballet me Inter Turkun, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Veritas”, me fillim prej orës 17:00.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar se nesër do të jetë përballje e vështirë, por tha se ka besim te skuadra e tij.

“Do te jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë me grup të mirë të lojtarëve dhe një trajneri që ka ide të kjarta. Megjithatë, edhe ne kemi pasur kohën e mjaftueshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe me futbollistët kemi studiuar kundërshtarin dhe duhet t’i mbyllim pikat e tyre të forta. Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë. Djemtë kanë punuar shumë gjatë kësaj faze dhe tani jemi gati për këtë sfidë. Skuadra jonë do të duket ndryshe nga viti i kaluar falë grupit që kemi ndërtuar”, ka thënë Nuhiu për faqen zyrtare të klubit.

Kurse, kapiteni i Dritës, Ardian Limani, tha se ndjehen të sigurt që bashkë me prurjet e reja do të shfaqin një ndeshje të mirë.

“Ne si futbollistë ndjehemi të sigurt që do të shfaqim një ndeshje të mirë. Grupi është shumë i mirë dhe mezi presim të luajmë së bashku me prurjet e reja, sepse janë përshtatur shpejt me skuadrën. Inter Turku është skuadër e mirë, por mendoj që ne kemi kualitetin e duhur për ta bërë më të mirën e fituar ndeshjen. Nesër duhet të luajmë shpejt dhe mos të gabojmë në lojën tonë. Kemi përgatitur gjithçka qe i duhet ndeshjes”, ka deklaruar Limani. /Gazeta Express/