Ifigjenia: Anatomia e një komploti - Gazeta Express
string(33) "iphigenia-anatomia-e-nje-komploti"

Ifigjenia: Anatomia e një komploti

Arte

Gazeta Express

15/05/2022 12:03

Rreth shfaqjes ‘Ifigjenia në Aulidë’, të Euripidit, me regji të Zoran Rakoceviqit

nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

1.

Rreth 2500 vjet më pas, ansambli  i Korifej Teatar nga Kolasin-i (Mali i Zi) në regji të Zoran Rakocevic u shfaq në Prishtinë, me tragjedinë e Euripidit, Ifigjenia në Aulidë /“Iphigenia en Aulidi“.)

Kjo trupë teatrore pati një performancë të etabluar,  sa tipike, aq edhe atipike për teatrin klasik – ngase regjisori Rakocevic i është qasur tragjedisë antike greke në mënyrë kontemplative duke e kontekstualizuar përdorimin e pushtetit nga liderë aitoritar, për ta çnjerëzuar shpirtin e lirë njerëzor dhe për ta racionalizuar dhunën, duke i dhënë asaj konotacion patriotik, ndonëse bëhet fjalë për komplot, për “interesa të larta shtetërore”!?

2.

Në këtë tragjedi antike, të luajtur në modernitet, ekipi i Rakocevic kërkon njerëzoren mes hyjnive e gjysëmhyjnive, njeriun që ngrihet  kundër abuzimit me pushtetin politik dhe kundër kontrollit mbi gjuhën (diskursin) dhe trupin, pra të vërtetën, kundër për manipulimit të emocioneve të njeriut.

Shfaqja nisë me njerëz statuja lakuriq, (si ato statujat e lëna në gjysmëerrësirë, në një muze antikiteti, një gjetje simbolike e fuqishme regjisoriale) njerëz të fjetur ndër shekuj në histori, të cilët i thërret një hyjni (Agamemnoni?) apo një ideologji të zgjohen, sepse është zgjuar historia dhe ulërinë…

Shfaqja prek një gamë të gjërë çështjesh e dilemash: nga heroizmi e vlerat e larta morale tek frika, smira, nga enigma e profecisë tek vrasja me komplot, që janë edhe sot të pranishme në besimet totetmike në vendet tiranike tek politikat komplotiste dhe abuzimi me pushtetin, në jetën reale, gjithandej.

Pra performansa nisë me statuja të shtangura në kohë dhe mbyllet me njerëz me kravata!

3.

Flijimi i Ifigjenisë – sipas një versioni – ndoshta është

hile (ajo ishte e bijësuar!?) nga Agamemnoni dhe Klemenestra dhe jo bija biologjike, por kjo nuk do të dihet kurrë me saktësi, e ajo që dihet me siguri, në çdo epokë, në çdo fushëbetejë e komplot, në çdo teatër është dhembja njerëzore dhe sfidat përballë fuqive vis major. Hyjnive dhe tiranëve.

4.

Në shpjegimin klasik Ifigjenia pranon të sakrifikohet vullnetshëm nisur nga motivet personale, (thymos-i grek); paternale (baba); dhe patriotike (atdheu).

Aspiratën e parë, sipas ligjikës së gjërave do ta plotësonte po të martohej me Akilin, por kjo martesë për Ifigjeninë është mediokre, pra nuk e plotëson atë si person, sepse në sketchbook-un e regjisorit (fakturën regjisoriale) Rakocevic, Akili supozohet të ishte gay!?

5.

Akili kishte probleme me thembër prandaj  “thembra e Akilit” është proverbiale (anae dobët) porse, kishte edhe zëra se Akili ishte homoseksual. Regjisori malazez për ta spikatur më mirë Akilin, dubiozitetin thembër/homo, atij i kishte mbathur këpucë femrash me taka!

6.

Pse flijimi, pra?

Versioni që Ifigjenia të jetë zëvendësuar me një vajzë ordinere bie, (sipas Eskilit, as Sofokliut); Flijimi për profeci hyjnore duket i zbehtë! 

Atëherë në lojë mbetët komploti! Nëse tek tragjeditë greke, kemi të bëjmë me Zota-Njerëz pra gjysmëhyjni- gjysmënjerëz, ekziton mundësia që të flijohej ana hyjnore e Ifigjenisë, për ta ruajtur anën njerëzore, pra për ta ndërprerë atë traditë kaq mizore!?

Po përse gjaku në duart e familjarëve? 

Është flijuar ana njerëzore për ta ruajtur ritualin (traditën) e besimit ose është flijuar një grua (që s’e ka vlerën e burrit në traditën e Heladës) nga pushteti i burrave, për interesa “të mëdha” dhe gjaku simbolizon ndërgjegjën e vrame, si bashkëpjesëmarrës në komplot.

Pra, Ifigjenia moderne e ndërron mendjën:

A.) Për ta fshi turpin e babës që donte dialog e jo luftë;

B.) Për heqjën e njollës së apo nënës, një lavire meskine dhe adhuruese e pijes? “Unë kam vendosur të vdes: dëshira ime e vetme është të veproj me fisnikëri, duke u pastruar nga çdo njollë poshtërimi” – thotë Ifigjenia, për të dëshmuar para historisë së flijimi i saj është i dhunshëm dhe i pavullnetshëm, porse i domosdoshëm.

C.) Për të fshehur natyrën njerëzore të Zotave, si interes publik, Ifigjenia është vrarë dhecatyre që panë dhe mund të dëshmonin u është mbyllur goja!???

7.

Ifigjenia e sotme (edhe malazeze) nuk flijohet pra nga profecia, se anijet greke do të zhbllokoheshin nga erërat, siç mund të supozojmë fillimisht, por nga natyra absurde dhe koplotiste njerëzore. 

Euripidi thuhet se përdorte shpesh pajisjen deus ex machina (“Zoti nga makina”) për të zgjidhur komplotet e tij. 

Në shfaqjën e Rakocevic ajo makinë është një kamcore mekanike letrash, me të cilën ngjitën rëndom tubë dosjet e milicive sekrete dhe damkosen tradhtarët!?

Kontekstualizimi i marrjës së një

mesazhi (me telefon të mençur) nga Mbreti Agamemnon, prej dikujt të panjohur për publikun, sikur e dëshmon komplotin, sipas leximit  të Rakocevic.

Intenca e Agamemnonit duket se ishin negociatat me Trojën e jo lufta, i kombinuar me komplotin për ta fshehur kurvërinë e Klemenestrës, sëkëndejmi Ifigjenia është flijuar nga shërbimi sekret, për ta mbrojtur interesin grek gjatë mësymjës pushtuese. 

P.S.

Vlenë të theksohet në fund se publiku kosovar është i lidhur me afeksion me Teatrin klasik, që pos shenjave kult e integron edhe muzikën (me gitarë që interpreton heqamat e gjamat) dhe këndimin në vend të deklamimit të monologjeve të Euripidit.