Njësia e Punëve të Brendshme në aeroportin e Shkupit paraqet kallëzim penal kundër dy personave për vjedhje - Gazeta Express
string(107) "njesia-e-puneve-te-brendshme-ne-aeroportin-e-shkupit-paraqet-kallezim-penal-kunder-dy-personave-per-vjedhje"

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2024 19:12

Njësia e Punëve të Brendshme në aeroportin e Shkupit paraqet kallëzim penal kundër dy personave për vjedhje

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2024 19:12

Njësia e Punëve të Brendshme të Aeroportit dhe Draçevës në Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër dy personave të dyshuar, L.G (21) dhe A.K (42), të dy nga Republika e Serbisë.

Ata dyshohet se gjatë periudhës së kaluar kanë kryer 6 vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe një vjedhje biçikletash në zonën e komunës së Aeroportit.

Lexo Edhe:

Të dy personave u është hequr liria, ndërsa biçikletat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarëve.