Teatri jospektakular i Fatos Berishës si leksion për ta njohur brezin post-të-vërtetës - Gazeta Express
string(86) "teatri-jospektakular-i-fatos-berishes-si-lekcion-per-ta-njohur-brezin-post-te-vertetes"

Arte

Gazeta Express

12/05/2022 10:41

Teatri jospektakular i Fatos Berishës si leksion për ta njohur brezin post-të-vërtetës

Arte

Gazeta Express

12/05/2022 10:41

M – është një Godo prej gjuhe që nuk vjen, nuk thotë gjë dhe nuk pritet sepse nuk ekziston!

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

1.

Nëse nisemi nga titulli i performansës, “The M Word” (‘Fjala M’) është një paradigmë e gërryër dhe Fake, shpallje kot e mistifikuar e një hataje si zgjidhje e enigmës, si udhëzues për të vërtetën përfundimtare, si udhërrëfyese e jetës, sepse ajo nuk ka kuptim, nuk do të zgjidhet kurrë, sepse është thjesht normë koti!

Në shfaqjën e Fatos Berishës, jeta rrjedh si në një film psiko-social (nisë me kauçin e psikiatrit e përfundon me Happy End, në vallëzim Rock and Roll-i) duke paralajmëruar fundin e shoqërive të mbyllura e skizofrenike, që synojnë rend ushtarak të edukimit, (ku një psikiatre ia hap horizontin djalit depresiv e të rritur nën mbikqyrjën e autoritetit të rreptë të së ëmës (që nuk i ngjall as dashuri as respekt!?) për t’u rrëfy si në një faltore, si masë terapie, porse atij, as depresioni i tij dhe as leksionet e psikiatres (dhe psikiatrisë tradiciinale?) nuk i bëjnë përshtypje. 

Thjesht regjisori përmes lojës skenike shpreh parashenjat së kontrolli i ashpër i fëmijëve shkakton çarje në personalitetit e tyre.

I dërgon ata në psikiatri. 

Në shtangim. 

Kurse respekti për botën e tyre dhe për ta, si personalitete unike i bën ata të lirë dhe vet kjo liri duket skizofrenike, porse sëpaku i çliron ata nga intenca e dhunës së hapur dhe i ndal në britma e çierrje si në shthurrjën dramatike Çehoviane!

Ata piqen nëpërmes vulgarizimit të gjuhës së sublimacionit dhe në sprovë, pa ndrydhje.

Sepse mund të shprehen lirshëm.

2.

Raportet me prindërit, familjën, shkollën, autoritetet, punën, dashurinë, seksin, pastaj homoseksualiteti, besnikëria në lidhje, opsionet e hapura, vijnë e bëhen relikte komike gjatë lojës, duke u demistifikuar me gjuhë e manire vulgare, pra duke i rëndomtësuar! 

Rëndomtësia e gjuhës dhe fetisheve, loja cinike me moralin konservativ bëhet çliruese, duke e zhveshur këtë brez nga kodet e hekurta (në thelb paragjykuese e të dhunshme) të shoqërive moderne, por në thelb konservatore. 

Jeta si lojë njëherësh i çliron gratë dhe burrat e kësaj epoke nga komplekset dhe traumat e kaluara (të subjekteve/personazhe lojtarë);

3.

Në Teatrin “e vogël” të Fatos Berishës luhet post e vërteta, post-traumatikja e rinisë së pasluftës, një rini e deheroizuar, që sillet dhe flet me njl Life-style të çliruar nga “shshshsht” e autoritetit të një nëne që i vë fëmijës bothën në fytyrë duke manifestuar vlera tradicionale, përgjithësisht, të cilat janë simptoma të sgiqërive të kontrollit.

4.

Berisha e sprovon publikun me post-teatrin e tij, të përbërë nga “thmijaqa” e vese (me gjuhën e rap-muzikës e psikosomatikën e frymës së kohës (Peter Sloterdike) dhe sa herë që ata (ky brez) shfaqen në rolin e fëmijëve të zgjuar të nënave e baballarëve, rrëshqasin në kode gjuhësore që fare nuk i shkon as moshës së tyre, as kohës dhe trendeve globale.

Është gjuhë mekanike, e mësuar përmendësh, ingranazh shtypës.

Kontroll.

Sëkëndejmi Berisha i rikthen në skenë të rinjtë që nuk burrnohen e gruenohen tutje me fetishe e toteme, me moral “të lartë” patriarkal dhe as me qehrën e rëndë të një babe si bazament të shoqërive konservatore (mbi shenjë/idenë e babës/burrit ngritët edhe pushteti politik) sepse tashmë është përmbysur raporti gjuhësor dhe kuptimor babë-bir, madje në gjuhën e fëmijëve të epokës, babë është shoku i “qimë nane” dhe biri është poashtu shoku QN – nëse mbështetemi në gjuhën me të cilën shprehjen lojtarët e Berishës – i cili i flet publikut me gjuhën e fëmijëve të po këtij publiku, për t’i ndihmuar që t’i njohin më mirë fëmijtë e tyre në lojën e rolet  jetësore.

E kjo lojë e tyre është e vërtetë dhe origjinale vetëm në shtratin e vet vulgar, sepse jashtë këtij shtrati del grotesk, sikur personazhi që ia shpallë shoqës së tij të punës martesën krahas “Projektit të së ardhmës”, të elaboruar me gjuhën e OJQ-ve kosovare!?

5.

Sëkëndejmi “teatri i Berishës” nuk ka metafora por “fora”, nuk ka kurrfar misioni, sepse në shoqëritë e post-të vërtetës nuk ka as profesion, (një nga lojtarët kur përgjigjet në telefon thotë se është në AAB, por “jo në shkollë por në filUm”, sepse përfundimisht ky lloj teatri u shmanget narracioneve të mëdha ku “do të zihet në kurth Sundimtari”!?

6.

Berisha sheh me sytë e këtij brezi

dhe flet me gjuhën e tij, vulgare, joserioze, të çiltër, pa ngarkesa e dilema morale dhe e nxit publikun të reagojë me përshtatje.

Kjo lloj drame nuk është fare komike por “vdekshëm serioze” sepse asgjë më s’është serioze dhe askush më askënd nuk e merr seriozisht!

Loja e këtyre “thmijaqave” bëhët për të na zënë ‘ne’ prindërve seriozë në kurthin e moralit dhe edukimit të rremë!?

Lojë me përkushtim edhe kur nuk i arrinë majat e shprehjës artistike, e katërshës që ndërrojnë role për ta mësuar artin e të jetuarit.

Berisha shfaq dramën e një brezi që nga maskultura i imponohet Dafina Zeqiri si model. 

Por kjo epokë edhe modelet dhe idealet e shpifua të maskulturës i vë në lojë, (si psh lojën në një spot të Dafinës!?)

Brez që bën gjëra thjesht për qef, të çliruar nga utilitarja, profanja dhe besimet fetare e ideologjitë sunduese. 

Ose brez që thjesht bën gjëra për ta ngopur kurreshtjën dhe përmbushur jetën si lojë!

/Gazeta Express