Ekspozitë e pavarur “Fragment” e grafikëve nga Shqipe Mehmeti - Gazeta Express
string(59) "ekspozite-e-pavarur-fragment-e-grafikeve-nga-shqipe-mehmeti"

Ekspozitë e pavarur “Fragment” e grafikëve nga Shqipe Mehmeti

Arte

Gazeta Express

25/10/2021 23:21

Prej sot e deri të premten në Galerinë artistike Tetovë do të ekspozohen veprat e artistes Shqipe Mehmeti,  artiste e grafikëve.

Autorja është nga Kërçova, e cila deri më tani ka realizuar 28 ekspozita të ngjashme dhe shumë prezantime grupore të veprave artistike.

Lexo Edhe:

“Në veprat e saj e gjejmë rëndësinë e diçkaje të rëndësishme përmes të menduarit, diçka origjinale që paraqitet përmes eksperimentimit, çdoherë kërkesë e gjetjeve dhe mënyrave për avancimin e koncepteve dhe metodave të realizimit që të përshkruhet dhe prezantohet arti real i kontrollimit të përkryer të anës së saj”, informojnë nga Galeria.

Shqipe Mehmedi ka lindur në vitin 1981 në Kërçovë, Në viti 2004 ka diplomuar në Fakultetin për arte figurative në Shkup dhe në vitin 2007 ka magjistruar grafikë në fakultetin e njëjtë.