Mediat në Itali plasin skandalin: Mjekëve iu injektohet serum në vend të vaksinës anti-Covid! - Gazeta Express
string(91) "mediat-ne-itali-plasin-skandalin-mjekeve-iu-injektohet-serum-ne-vend-te-vaksines-anti-covid"

Shqiperi

Gazeta Express

22/01/2021 11:35

Mediat në Itali plasin skandalin: Mjekëve iu injektohet serum në vend të vaksinës anti-Covid!

Shqiperi

Gazeta Express

22/01/2021 11:35

Mediat italiane ka në publikuar një skandal, ku “Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar ujë fiziologjik (serum), në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për ti dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin serologjik, shkruajnë mediat italiane.

Lexo Edhe:

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se cfarë ka ndodhur me vaksinën.

Mediat lokale janë përpjekur që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por nuk kanë asnjë informacion. Sipas Il Dolomiti, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.

Nuk dihet ende nëse autoritetet do të hetojnë për këtë skandal dhe për ngatërrimin e dozave të vaksinës kundër Covid-19 me ujin fiziologjik.