Shefi i La Ligës e kritikon ashpër Bartomeun: I padijshëm - Gazeta Express
string(56) "shefi-i-la-liges-e-kritikon-ashper-bartomeun-i-padijshem"

Shefi i La Ligës e kritikon ashpër Bartomeun: I padijshëm

Gazeta Express

28/10/2020 14:55

Javier Tebas, presidenti i ligës spanjolle të futbollit, sulmon ashpër presidentin e dorëhequr të Barcelonës Josep Maria Bartomeu.

Gjithçka lidhet me disa deklarata të bëra nga Bartomeu pas dhënies së dorëheqjes me këtë të fundit që theksoi se u largua nga klubi për shkak se duhet të merrnin vendime të rëndësishme.

Lexo Edhe:

Një prej tyre ishte edhe vendimi për të marrë pjesë në Superligën e Europës.

“Vendimi për të luajtur në atë kompeticion duhet të ratifikohet në Asamblenë tjetër” nënvizoi Bartomeu, një deklaratë që tregon injorancën e ish-numrit 1 të Barçës sipas Javier Tebas.

Kreu i ligës spanjolle të futbollit foli me tone të ashpra ndaj Bartomeut.

“Deklarata e sforcuar në ditën e tij të fundit si presidenti i Barcelonës, që do të bashkohej me një kompeticion të dobët dhe imagjinar, përfaqëson shkatërrimin e atij klubi. Ai konfirmon injorancën e tij për industrinë e futbollit. Një fund i trishtueshëm për një president i cili ka regjistruar suksese dhe shumë gabime kohët e fundit”, shprehet Tebas.